Muhaxhiri: Dialogu Kosovë-Serbi varet nga stabiliteti politik në të dyja vendet

Sipas njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërlidhur ngushtë me stabilitetin politik në të dyja vendet. Ai vlerëson se pa formimin e një qeverie të re në Kosovë dhe pa një përgjigje adekuate për protestat që po ndodhin në Serbi, nuk ka asnjë mundësi që të

Muhaxhiri: Dialogu Kosovë-Serbi varet nga stabiliteti politik në të dyja vendet


Sipas njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërlidhur ngushtë me stabilitetin politik në të dyja vendet. Ai vlerëson se pa formimin e një qeverie të re në Kosovë dhe pa një përgjigje adekuate për protestat që po ndodhin në Serbi, nuk ka asnjë mundësi që të rifillojë një dialog cilësor.

’’Çështja e dialogut është e ndërlidhur me stabilitetin politik edhe në Kosovë edhe në Serbi, prandaj pa krijimin e qeverisë në Kosovë dhe pa dhënien e një përgjigje adekuate për protestat që po ndodhin në Serbi nuk mendoj që ka asnjë gjasë që të rifillojë një dialog  kualitativ’’, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri thekson se, edhe pse mund të ketë takime formale mes palëve, nuk do të ketë asnjë zhvillim të rëndësishëm përderisa të dyja shtetet nuk sigurojnë qeveri stabile.

‘’Mund të ketë ndonjë takim formal, por asgjë e rëndësishëm nuk do të zhvillohet përderisa nuk ka qeveri stabile në Kosovë dhe përderisa nuk ka qeveri stabile në Serbi’’, deklaroi Muhaxhiri.