Muhaxhiri: E pritshme që 15 prill të zgjedhet kryeparlamentari, por formimi i Qeverisë mbetet në pikëpyetje
Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka vlerësuar se është e mundshme që më 15 prill të zgjidhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ky proces është një hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja. ‘’Është e pritshme që me 15 prill të zgjedhet së paku kryeparlamentari’’ tha ai. Ai shtoi
Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka vlerësuar se është e mundshme që më 15 prill të zgjidhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ky proces është një hap i rëndësishëm për formimin e institucioneve të reja.
‘’Është e pritshme që me 15 prill të zgjedhet së paku kryeparlamentari’’ tha ai.
Ai shtoi se, sa i përket formimit të Qeverisë, kjo mund të ndodhë vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje (VV) arrin një marrëveshje me NISMA-n, një mundësi që mbetet ende në diskutim.
“Mundësia për formimin e Qeverisë mund të ndodhë nëse VV ka një marrëveshje me NISMA-n, dhe kjo i mbetet si mundësi. Por aktualisht nuk ka marrëveshje, ka vetëm indikacione,” tha Muhaxhiri.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është duke lënë këtë çështje në pikëpyetje, duke mos marrë ende një vendim për të finalizuar marrëveshjen.
‘’Ka vetëm indikacione dhe kryeministri Kurti do e lë në pikëpyetje këtë gjë’’ tha ai.
Në një tjetër vlerësim, Muhaxhiri theksoi se ka një kufi të qartë kohor për formimin e institucioneve.
“Më shumë se dy muaj nga certifikimi i rezultateve nuk mund të shkohet pa formimin e institucioneve. Nëse më 15 prill nuk zgjedhet Qeveria, i mbeten edhe 15 ditë kohë,” u shpreh analisti, duke iu referuar afateve ligjore për formimin e Qeverisë pas certifikimit të zgjedhjeve.