Muhaxhiri: Marrëveshja e Ohrit, rast i humbur për Kosovën dhe Serbinë
Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, vlerëson se marrëveshja e Ohrit ka qenë një mundësi e humbur për të dyja shtetet, pasi një marrëveshje finale do të kishte hapur mundësi të reja për Kosovën, përfshirë njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. ‘’ Marrëveshja e Ohrit është një rast i humbur edhe për Kosovën

Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, vlerëson se marrëveshja e Ohrit ka qenë një mundësi e humbur për të dyja shtetet, pasi një marrëveshje finale do të kishte hapur mundësi të reja për Kosovën, përfshirë njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
‘’ Marrëveshja e Ohrit është një rast i humbur edhe për Kosovën edhe për Serbinë, sepse për të dyja shtetet dhe për të dy popujt do të ishte shumë më mirë nëse do të arrihej një marrëveshje finale. Kjo do të vlente sidomos për Kosovën sepse do t’i hapte rrugën edhe drejt njohjeve të reja drejt njohjeve të reja, drejt anëtarësimeve të reja p’’, tha Muhaxhiri për Frontonline.
Muhaxhiri tregon gjithashtu se nuk ka shumë optimizëm për realizimin e një marrëveshjeje në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve në politikën ndërkombëtare, duke përmendur si një faktor të mundshëm ndikimin e qasjes të presidentit Trump ndaj dialogut, e cila mund të përkeqësojë më tej situatën.
‘’Një problematikë e madhe do të jetë edhe qasja e Trump ndaj dialogut kur vjen momenti sepse po e shohim edhe në Ukrainë edhe në Gaza që presidenti ka një qasje të pazakontë e të paparashikueshme dhe mendoj që e njëjta do të ndodhë edhe me Kosovën e Serbinë. Kjo do t’i komplikojë gjerat, prandaj nuk ka shumë optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje’’ ,përfundoi Muhaxhiri.