Munich: Korrupsion dhe ryshfet në “Zyrën për të huajt”
Zbulohet një skandal i madh në Zyrën për të huajt në Mynih The post Munich: Korrupsion dhe ryshfet në “Zyrën për të huajt” appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se shtatë persona janë arrestuar nën akuzat se kanë marrë ryshfet për dokumenta, përcjell albinfo.ch.
Ata dyshohen se kanë dhënë azil dhe kanë lëshuar leje qëndrimi për të huajt dhe për këtë kanë marrë para, pra kanë marrë ryshfet dhe janë korruptuar.
Skandalin e kanë zbuluar vetë autoritetet e administratës rajonale, pas disa veprimeve të dyshimta. Këto vepra kriminale kanë ndodhur në periudhën prej majit të vitit 2022 deri në janar të vitit 2024.
Deri tani nuk dihet se kush janë personat e arrestuar, nga kush kanë marrë para dhe për sa raste bëhet fjalë.
Por ky skandal vjen në një moment kur i gjithë shteti gjerman po përpiqet të vendos rend dhe ligj në çështjen e azilkërkuesve dhe migrantëve ilegalë.
Vetëm vitin e kaluar 2024 në Gjermani kanë kërkuar azil për herë të parë rreth 250.000 të huaj.
The post Munich: Korrupsion dhe ryshfet në “Zyrën për të huajt” appeared first on Albinfo.