Murati i VV-së kërkon zgjedhje të reja
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Murati, ndonëse ekonomist, sot ka folur si “ekspert i Kushtetutës”. Në reagimin e tij, ai ka kërkuar zgjedhje të reja. “Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Murati, ndonëse ekonomist, sot ka folur si “ekspert i Kushtetutës”.
Në reagimin e tij, ai ka kërkuar zgjedhje të reja.
“Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli”, deklaroi ai.
“E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, theksoi ai.