Murati: Zgjedhjet janë opsioni i fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsioni i fundit, pasi u shpreh se opsioni më i mirë për dalje nga kriza është votimi i fshehtë në Kuvend, përcjell albinfo.ch. Ai ka thënë para mediave të mërkurën se kundërshtuesit e votimit të fshehtë nuk po japin zgjidhje. “Duam […] The post Murati: Zgjedhjet janë opsioni i fundit appeared first on Albinfo.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsioni i fundit, pasi u shpreh se opsioni më i mirë për dalje nga kriza është votimi i fshehtë në Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë para mediave të mërkurën se kundërshtuesit e votimit të fshehtë nuk po japin zgjidhje.
“Duam që zgjedhjet të jenë opsioni i fundit. Opsioni më i mirë që kemi është votimi në mënyrë të fshehtë për kryetare të Kuvendit. Ata që po e kundërshtojnë këtë, s’po ofrojnë zgjidhje”, ka deklaruar Murati.
Ai tha se është e çuditshme kërkesa e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri transicionale, duke thënë se ekziston mundësia e një qeverie stabile.
The post Murati: Zgjedhjet janë opsioni i fundit appeared first on Albinfo.