Muriqi pas fitores ndaj Irlandës: “Ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell albinfo.ch.
Muriqi shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 84-t, duke i siguruar Kosovës tri pikët në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, në një deklaratë për Klan Kosovën, Muriqi ka thënë se fitoren ia dedikon çlirimtarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së.
“Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar Muriqi.
Kosova tani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Austrisë, të dielën në Vjenë./Albinfo.ch
The post Muriqi pas fitores ndaj Irlandës: “Ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



