Mustafa-Çekut: A po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, çfarë halli financiar pate?
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike Kosovës(LDK), i ka reaguar Hajrullah Çeku i cili sot gjatë ditës kritikoi Lumir Abdixhikun, për atë që siç tha ai ndërrim të qëndrimeve, pasi kreu i LDK-së të hënën tha se partia që ai drejton nuk futet në asnjë qeveri pa postin e Kryeministrit. “A i keni fitu 48 mandate
Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike Kosovës(LDK), i ka reaguar Hajrullah Çeku i cili sot gjatë ditës kritikoi Lumir Abdixhikun, për atë që siç tha ai ndërrim të qëndrimeve, pasi kreu i LDK-së të hënën tha se partia që ai drejton nuk futet në asnjë qeveri pa postin e Kryeministrit.
“A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka thënë Mustafa.
Gjithashtu Mustafa përmes një reagimi në Facebook, ka akuzuar Çekun për nënshkrimin e 56 milionë euro tendera në vitin 2024, në fund të mandatit 4 vjecar, duke e pyetur se cka e kishte aq urgjente ta bënte këtë.
“Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate? A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd?, ka shkruar Mustafa.