Mustafa: LDK gjithmonë ka ndërtuar ura koalicioni, por është përgjysmuar në vota

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me koaliconet partiake. Ai ka theksuar se përkundër sjelljeve të partive të tjera karshi LDK-së, partia e tij ka gjetur gjithmonë mënyra për të krijuar ura për koalicion, por, sipas tij, ka përfunduar gjithmonë me një humbje  votash. ”Ajo se çka i ka ndodhur historikisht LDK-së se

Mustafa: LDK gjithmonë ka ndërtuar ura koalicioni, por është përgjysmuar në vota

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me koaliconet partiake.

Ai ka theksuar se përkundër sjelljeve të partive të tjera karshi LDK-së, partia e tij ka gjetur gjithmonë mënyra për të krijuar ura për koalicion, por, sipas tij, ka përfunduar gjithmonë me një humbje  votash.

”Ajo se çka i ka ndodhur historikisht LDK-së se për kundër sjelljeve të paritve tjera karshi LDK-së LDK gjithnjë ka gjetur formulen për të ndërtuar një urë për koalicion, por gjithmon është përgjysmuar në vota”, tha Mustafa në RTV 21.

Mustafa se LDK-ja nuk ka kushte për formimin e Qeverisë.

”Nuk besoj që dikush nga ne ka deklaruar se nuk pranojmë të ulemi të diskutojmë me partitë në opozitë për gjetjen e një formule për formimin e qeverisë”, tha Mustafa.

Mustafa theksoi se LDK-ja pati një përvojë të hidhur nga koalicioni me VV-në, duke i referuar humbjes së madhe zgjedhore që pësoi pas shpërbërjes së këtij koalicioni.

”Kemi provuar një koalicon të tillë me VV dhe LDK doli nga ai koalicon në një rezultat si e vetme te 10 %, u përgjysmuam”, tha ai.