NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij appeare Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe, me potencial për një përparim, në vijën e frontit të Ukrainës në muajin e ardhshëm, kur terreni me baltë të thahet, sipas analistëve ushtarakë. Ushtria e Ukrainës është në një garë me kohën për të ndërtuar mbrojtje kundër avancimit që mund të shkatërrojë vijën e tyre të […] The post NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij appeared first on INA ONLINE.

NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij

The post d first on INA ONLINE.NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij appeare

Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe, me potencial për një përparim, në vijën e frontit të Ukrainës në muajin e ardhshëm, kur terreni me baltë të thahet, sipas analistëve ushtarakë.

Ushtria e Ukrainës është në një garë me kohën për të ndërtuar mbrojtje kundër avancimit që mund të shkatërrojë vijën e tyre të frontit prej 1000 km.

Ka shqetësime në rritje se rezervat e municioneve të Kievit janë jashtëzakonisht të ulëta, pa u siguruar mjaftueshëm nga fuqitë evropiane. Që nga nëntori i vitit të kaluar, pas ofensivës verore të Ukrainës, forcat ruse kanë marrë rreth 505 kilometra katrorë të totalit prej 603,000 km katrorë të vendit.

Edhe sezoni i baltës i njohur si “rasputitsa” në rusisht, ose “stina e rrugëve të këqija”, nuk e ka ndalur Kremlinin të shtyjë përpara këmbësorinë që kanë vdekur në mijëra. Por sapo balta të thahet, përpjekja kryesore pritet të fillojë me grumbullimin e armaturës dhe artilerisë përgjatë vijës së frontit. Në këto kushte, Ukraina duket e vetëdijshme për mangësitë e veta, ashtu si dhe NATO për “detyrat” dhe “sfidat” që e presin.

Projekti i NATO-s

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po shqyrton krijimin e një fondi armësh prej 100 miliardë dollarësh, i cili do t’i lejonte asaj të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në rast se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëhet sërish president, shkruan The Telegraph.Nëse do të krijohej një fond i tillë, NATO do të merrte kontrollin e donacioneve individuale nga vendet që mbështesin Ukrainën. Në mënyrë që të formohet një fond i tillë, anëtarëve të NATO-s nga Evropa ndoshta do të duhet të rrisin sasinë e parave dhe stokun e armëve që janë gati të dërgojnë në Ukrainë. Zyrtarët besojnë se kjo do t’i përshtatej Trumpit, domethënë, ai do të ishte më pak i zemëruar në atë rast.

Aleatët e Trump në Kongresin Amerikan nuk e lejojnë presidentin amerikan Joe Biden të dërgojë një paketë të re ndihme në Ukrainë dhe Trump kritikon rregullisht anëtarët e NATO-s sepse beson se ata nuk shpenzojnë mjaftueshëm para për mbrojtjen. Ka zyrtarë që kanë frikë se Trump mund të ndalojë së ndihmuari Ukrainën nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Vija e kuqe”

Disa anëtarë të Aleancës thanë se krijimi i një fondi të tillë do të nënkuptonte kalimin e një “vije të kuqe” që disa anëtarë nuk kishin dashur ta kalonin deri më tani. “Nëse do ta bëjmë këtë, ne duhet të kalojmë Rubikonin, që do të thotë se NATO do të luajë një rol në koordinimin e dërgimit të ndihmës vdekjeprurëse në Ukrainë,” tha një diplomat i lartë. Nëse krijohet fondi i lartpërmendur, komandantët e NATO-s do të marrin kontrollin e grupit të kontaktit për Ukrainën, i cili përfshin më shumë se 50 vende, dhe do të koordinojnë dërgimin e armëve në Kiev. Ky operacion aktualisht drejtohet nga amerikanët. Fondi shihet nga shumë si një “urë” në rrugën drejt hyrjes së Ukrainës në NATO, megjithatë, zyrtarët amerikanë thanë se fondi dhe rruga drejt anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë nuk do të prezantohen në takimin e anëtarëve të NATO-s që do të mbajtur në Uashington këtë korrik.

Lëvizja e Zelensky-t

Edhe vetë Zelensky nuk po qëndron duarkryq. Presidenti ukrainas tha se Rusia planifikon të mobilizojë 300 mijë ushtarë shtesë në vijën e frontit deri në fillim të qershorit, shkruan Newsweek. Komenti i Zelenskiy erdhi vetëm disa ditë pasi Vladimir Putin filloi shërbimin pranveror, gjatë të cilit 150,000 qytetarë u thirrën për shërbimin ushtarak. Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka njoftuar tashmë më herët se pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat Putin fitoi më shumë se 87 për qind të votave, ata do të rrisin përpjekjet për mobilizim.

Mobilizimi i pjesshëm që u zhvillua në vjeshtën e vitit 2022 shkaktoi protesta masive dhe qindra mijëra kandidatë potencialë u larguan nga vendi për ta shmangur atë. Inteligjenca perëndimore ka raportuar se Putini mund të ketë shmangur një tjetër lëvizje masive rekrutimi për të shmangur pasojat përpara zgjedhjeve në mars. Diçka sidoqoftë, duket qartë: Kjo është një epokë e re e luftës, dhe mesa duket dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë./BS

The post NATO ka gati planin për të fundosur Putinin, “zgjohet” edhe Zelensky – ja lëvizja e tij appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Putinin Zelensky Rusia Ukrain Ushtria Kievit Kremlinin Ukraina Projekti Organizata Traktatit Atlantikut Veriut Shteteve Bashkuara Donald Trump Telegraph Evropa Zyrtar Trumpit Aleat Kongresin Amerikan Biden Aleanc Rubikonin Fondi Uashington Presidenti Newsweek Komenti Zelenskiy Vladimir Putin Mobilizimi Inteligjenca Putini

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Putinin Zelensky Rusia Ukrain Ushtria Kievit Kremlinin Ukraina Projekti Organizata Traktatit Atlantikut Veriut Shteteve Bashkuara Donald Trump Telegraph Evropa Zyrtar Trumpit Aleat Kongresin Amerikan Biden Aleanc Rubikonin Fondi Uashington Presidenti Newsweek Komenti Zelenskiy Vladimir Putin Mobilizimi Inteligjenca Putini

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online