Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e ‘BBV’

Welcome to Kosova Today

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ dhe njëhkohësisht vajza e tij Sara Gjordeni. Përmes një postimi ajo ka shkruar se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Sara shkruan se ajo dhe të afërmit e [...] The post Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e ‘BBV’ appeared first on Kolibri.

Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e ‘BBV’

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ dhe njëhkohësisht vajza e tij Sara Gjordeni.

Përmes një postimi ajo ka shkruar se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Sara shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.

“Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pasheërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej më shumë se dy dekadash rregullisht.

Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza”, shkruan ajo.

Kujtojmë që ish-banorja e Big Brother Vip, ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve. Modelja rrëfeu se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

The post Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e ‘BBV’ appeared first on Kolibri.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Artur Gjordeni Gjordenit Lajmi Brother Berat Kujtojm Modelja Gjithashtu Prandaj Gjithmon Gjykata Greqi Kosov Ishte Ndahet Kolibri

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Artur Gjordeni Gjordenit Lajmi Brother Berat Kujtojm Modelja Gjithashtu Prandaj Gjithmon Gjykata Greqi Kosov Ishte Ndahet Kolibri

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online