Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës Salih Gashi
Vdes kryetari i parë i Prishtinës pas luftës, Salih Gashi The post Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës Salih Gashi appeared first on Albinfo.

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi, përcjell albinfo.ch.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ku edhe ka shprehur ngushëllime.
Sipas Ramës, ai ishte një nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë.
“Ai ishte njëri nga kontribuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve, komunitetit akademik dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës”, shkroi Rama në Facebook
The post Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës Salih Gashi appeared first on Albinfo.