Ndalim i autobusëve/ Serbia shkeli marrëveshjet, kërkohet ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë

Welcome to Kosova Today

Rreth 25 autobusë me udhëtarë nga Kosova u ndaluan dje në kufirin Serbi-Kroaci nga autoritetet serbe. Për orë të tëra, udhëtarët kosovarë e patën të pamundur që të kalonin kufirin kroato-serb. Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të ashpra ndërkombëtare. Vendimi për ndalimin e udhëtarëve kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi, u pa si shkelje e Marrëveshjes […]

Ndalim i autobusëve/ Serbia shkeli marrëveshjet, kërkohet ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë
ndalim-i-autobuseve/-serbia-shkeli-marreveshjet,-kerkohet-ndalimi-i-hyrjes-se-zyrtareve-serb-ne-kosove

ndalim-i-autobuseve/-serbia-shkeli-marreveshjet,-kerkohet-ndalimi-i-hyrjes-se-zyrtareve-serb-ne-kosove

Rreth 25 autobusë me udhëtarë nga Kosova u ndaluan dje në kufirin Serbi-Kroaci nga autoritetet serbe. Për orë të tëra, udhëtarët kosovarë e patën të pamundur që të kalonin kufirin kroato-serb. Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të ashpra ndërkombëtare. Vendimi për ndalimin e udhëtarëve kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi, u pa si shkelje e Marrëveshjes së Lëvizjes të Lirë, shkruan FrontOnline.

Ishte Bashkimi Evropian ai i cili bëri reagim të ashpër ndaj veprimit të Serbisë. Për BE-në, veprimi i djeshëm serb, ishte shkelje e Marrëveshjes së Lëvizjes të Lirë.

“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje. Ftoj Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe që menjëherë t’i kthehet respektimit të Marrëveshjes” u shpreh dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Veprimi i djeshëm serb, ka ngjallë reagime të ashpra edhe nga Kosova. Reagime kishte nga Presidenca, Kryeministria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku veprimi i djeshëm u vlerësua si kriminal.

Ndërkohë në Kosovë po kërkohet që pas këtij veprimi Kosova të jetë reciproke dhe të ndalohet hyrja e zyrtarëve serbë brenda territorit të Kosovës.

 

Arifi: Dy javë të vështira për Serbinë, do të shpallet vend gjenocidal

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi për FrontOnline thotë se veprimi i djeshëm serb është shkelje e pastër e Marrëveshjes së Brukselit dhe për këtë Kosova duhet t’i ndaloj të gjitha vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë.

‘’Kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes së Brukselit, ky është edhe një konfirmim që Serbia kurrë nuk ka dashur që të ketë marrëveshje me Kosovën dhe hapat që duhet të i merr Kosova, natyrisht janë hapa reciprok dhe Kosova duhet që për një kohë të i ndaloj të gjitha vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Serbia është Serbi dhe ajo gjithmonë i ka shkelur marrëveshjet edhe në vitet e 90-ta edhe tash dhe po flasim për një Serbi e cila akoma nuk ka dalë nga pjesa e fashizmit. Sa i përket raportit të bashkësisë ndërkombëtare, është natyrë tjetër, është specifike’’ thotë Arifi.

Arifi më tej shton se Serbia përkundër këtyre veprimeve nuk po merr masa nga Bashkimi Evropian pasi që ka shtete brenda BE-së që përdorin veton dhe ndalin vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, siç është Hungaria.

‘’Ka vende në BE që janë kundër sanksionimit të Serbisë, si për shembull Hungaria që është e pamundshme të i vendos sanksione Serbisë, sepse ky vend e vendos veton dhe pamundëson sanksionimin, por kjo nuk nënkupton se Serbia nuk do të ndëshkohet nga BE-ja’’, shprehet ai.

Ai thotë se këto dy javë janë të rënda për Serbinë.

‘’Mund të them se këto dy javë janë të vështira, së pari hapi i Kosovës në KiE dhe tjetra është publikimi i raportit që do të shpallë Serbinë si vend gjenocidal për atë çfarë ka bërë në Srebenicë, për rreth dy javë pritet që në kapitullin 35 për integrim në BE të futën edhe obligimet që dalin nga dialogu për Kosovën, pra BE-ja nuk po rrinë indiferente ndaj Serbisë” thekson për FrontOnline Avni Arifi.

 

 

Dritëro Arifi: Nëse Kosova sanksionohet një herë, Serbia do të duhej njëqind herë

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat ndërkombëtare.

 ‘’Nuk është hera e parë që Serbia i shkelë marrëveshjet, apo konventat ndërkombëtare. Perëndimi po e lejon atë, me u sjellë ashtu’’, thotë Arifi.

Arifi shton se nëse Kosova është sanksionuar një here, Serbia do të duhej të sanksionohej njëqind here.

‘’BE dhe SHBA po mendojnë ta mbajnë në lojë Serbinë. Nëse Kosova është sanksionuar një herë, Serbia duhet sanksionuar 100 herë, ky është dallimi të cilin perëndimi nuk po dëshiron ta bëjë për një kohë të caktuar. Ne e kuptojmë që perëndimi po dëshiron ta involvojë Serbinë në botën perëndimore, por Serbia mbetet Serbi’’ shprehet Arifi për FrontOnline.