Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës. “Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës. Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë […] The post Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.

Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës.

“Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës.

Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.

The post Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni appeared first on