Ndërtimi i linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë

Kryetari i Shkodrës njofton se do të ndërtohet linja hekurudhore Shkodër – Gjakovë The post Ndërtimi i linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë appeared first on Albinfo.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë


Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka konfirmuar ndërtimin e linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë, një projekt strategjik infrastrukturor që synon të forcojë lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, hekurudha do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km, duke përfshirë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi të përgjithshme tunelesh prej 35.3 km, shkruan Arbresh.info.

Sipas studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e projektit përllogaritet në 1.8 miliardë euro, nga të cilat 1.7 miliardë euro do të përdoren për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin shpenzime për leje, shpronësime dhe detaje teknike.

“Ky investim rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës.”, ka shkruar ai.

The post Ndërtimi i linjës hekurudhore Shkodër – Gjakovë appeared first on Albinfo.