Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro appeare Nisma Ballkani i Hapur ende po mbështetet nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe pushtetarët shqiptarë, të cilët nuk e kanë refuzuar këtë projekt, i cili kishte për qëllim ta izoloj Republikën e Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve INA. Se është projekt i Serbisë dhe Rusisë këtë e ka pohuar edhe ministri i jashtëm rus, Sergej […] The post Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro appeared first on INA ONLINE.

Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro

The post d first on INA ONLINE.Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro appeare

Nisma Ballkani i Hapur ende po mbështetet nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe pushtetarët shqiptarë, të cilët nuk e kanë refuzuar këtë projekt, i cili kishte për qëllim ta izoloj Republikën e Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Se është projekt i Serbisë dhe Rusisë këtë e ka pohuar edhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavror.

Për më tepër, Lavrov ka deklaruar se këtë nismën e Ballkanit të Hapur e sheh si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO.

Politikat eskpansionite të Vuciqit si dhe pretendimet territoriale, e kanë bërë “Ballkanin e Hapur” një nismë të vdekur të Kosovën dhe kështu duhej të ishte për çdo politikanë që synon vlerat e familjes evropiane.

Kjo temë është rihapur edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari ka paraqitur dy pikat kyçe nga programi i tij, në mesin e të cilave është edhe largimin e RMV-së nga “Ballkani i Hapur”.

“Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë. Do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur. Harmonizim të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, është shprehur Taravari.

Një deklaratë e till nuk është dëgjuar nga kandidati i BDI-së, Bujar Osmani. Ndërkaq, kohë më parë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur pro kësaj nisme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapur është deklaruar se se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Sipas Kurtit, kjo nismë, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq. Ai ka shtuar se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, është shprehur kryeministri Kurti.

Profesori i së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare, Muhamer Pajaziti thotë se, forcat politike shqiptare në rajon duhet të mbështesin Procesin e Berlinit.

“Është faktë se tani në Ballkan duhet të ketë fushbeteja të tjera, sheshe të hapura për idetë siç thoshte, Victor Marie Hugo, e jo luftëra shkatërrimtare, por kjo mund të arrihet vetëm përmes Procesit të Berlinit, nismë e cila mbulon shumë iniciativa rajonale duke përfshirë edhe katër liritë themelorë të Tregut të BE-së.

Procesi i Berlinit që garantohet nga Gjermania, motori kryesor i Bashkimi Evropian mund ta ndihmoj rajonin që po ballafaqohet me një papunësi të madhe, migrim masiv dhe konteste të hapura që nuk diheh se si do të përfundojnë.

Vetëm përmes kësaj nisme mund të garantohet përparimi social, ekonomik, heqja e tarifave, heqja e doganave, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe punësimit, përmirësimi i tregtisë, ruajtja e paqes dhe lirisë, më shumë stabilitet dhe marrëdhënie më të ngushta mes shteteve”, është shprehur Pajaziti.

Më 29 korrik të vitit 2021, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “mini-Shengenit”, që mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur”. Në këtë takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit është mbështetës i Procesit të Berlinit dhe jo një nisme, serbo-ruse.
(INA)

The post Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Ndikimi Maqedoni Ballkanit Hapur Taravari Osmani Nisma Ballkani Maqedonia Veriut Republik Kosov Serbis Rusis Sergej Lavror Lavrov Rusia Serbia Politikat Vuciqit Ballkanin Maqedonin Kandidati Arben Evrop Kuvendit Maqedonis Harmonizim Bujar Ahmeti Kryeministri Albin Kurti Balkan Ballkan Lindja Sipas Kurtit Shqip Aleksandar Federata Serbi Profesori Muhamer Pajaziti Procesin Berlinit Victor Marie Procesit Tregut Procesi Gjermania Bashkimi Evropian Shkup Zoran Shengenit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Ndikimi Maqedoni Ballkanit Hapur Taravari Osmani Nisma Ballkani Maqedonia Veriut Republik Kosov Serbis Rusis Sergej Lavror Lavrov Rusia Serbia Politikat Vuciqit Ballkanin Maqedonin Kandidati Arben Evrop Kuvendit Maqedonis Harmonizim Bujar Ahmeti Kryeministri Albin Kurti Balkan Ballkan Lindja Sipas Kurtit Shqip Aleksandar Federata Serbi Profesori Muhamer Pajaziti Procesin Berlinit Victor Marie Procesit Tregut Procesi Gjermania Bashkimi Evropian Shkup Zoran Shengenit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online