Leo dhe Lela s’e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – çfarë po ndodh mes dyshes së BBVK?

Leo dhe Lela s’e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – çfarë po ndodh mes dyshes së BBVK?

Raporti mes dyshes së njohur të Big Brother VIP Kosova, Leo Gashi dhe Lela Seferi, duket se po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Pasi Leo publikoi projektin e tij të ri muzikor, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, u vu re një tjetër detaj që ka nxitur dyshime: dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ky veprim ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një strategji për të mbajtur gjallë interesimin e publikut apo nëse raporti mes tyre është krisur sërish.

Historia e tyre ka qenë e mbushur me ulje-ngritje. Pas ndarjes së raportuar në vitin 2025, ata u shfaqën sërish bashkë në disa raste, duke ushqyer dyshimet për një rikthim.

Në korrik të këtij viti, madje u raportua se Leo dhe Lela ishin parë së bashku gjatë pushimeve në Shqipëri.

Por fakti që sot nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram e bën situatën edhe më intriguese. Një detaj i ngjashëm ishte vënë re edhe më herët, kur u fshinë fotografitë e përbashkëta, ndërsa më pas u raportua se kriza mes tyre ishte reale dhe jo thjesht një lojë për vëmendje.

Megjithatë, as Leo dhe as Lela nuk kanë konfirmuar publikisht se çfarë po ndodh mes tyre, ndaj për momentin çdo përfundim mbetet në kuadrin e aludimeve.

A është kjo një tjetër “krisje” mes dyshes, apo thjesht një mënyrë për të krijuar zhurmë rreth projektit të ri të Leos? Fansat kanë nisur të bëjnë llogaritë, por vetëm dyshja mund ta sqarojë të vërtetën.

Screenshot


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.