Ndodh edhe kjo: Albin Kurti e quan kombëtaren e Kosovës “klub futbollistik”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur për herë të parë në histori të gjendet në fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Për këtë sukses të “Dardanëve”, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro. Por, nëse arrijnë që

Ndodh edhe kjo: Albin Kurti e quan kombëtaren e Kosovës “klub futbollistik”
Ndodh edhe kjo: Albin Kurti e quan kombëtaren e Kosovës “klub futbollistik”

Ndodh edhe kjo: Albin Kurti e quan kombëtaren e Kosovës “klub futbollistik”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur për herë të parë në histori të gjendet në fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Për këtë sukses të “Dardanëve”, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro.

Por, nëse arrijnë që të shkojnë më tutje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u shpreh se do të ketë shpërblim deri në 1 milion euro, nëse kombëtarja “kaltëreverdh” arrin të kualifikohet në këtë kampionat.

E Kurti, megjithatë ia huqi duke iu referua kombëtares vetëm si “klub futbollistik”.

Këtë lëshim, ai e bëri gjatë hedhjes në votim të propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për “Dardanët”.

‘‘Është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova, për çfarë e ftojë ministrinë e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin që ta merr fjalën’’, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.