Ndryshon situata meteorologjike, reshje të pakta shiu e bore, ja si parashikohet kjo javë
Pas një jave me mot stabil, i cili u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë kohore, gjatë kësaj jave do të kemi gradualisht ndryshim të situatës meteorologjike. Nën këto kushte, me përjashtim të ditës së hënë, e cila u karakterizua kryesisht me diell, nga dita e sotme ka filluar

Pas një jave me mot stabil, i cili u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë kohore, gjatë kësaj jave do të kemi gradualisht ndryshim të situatës meteorologjike.
Nën këto kushte, me përjashtim të ditës së hënë, e cila u karakterizua kryesisht me diell, nga dita e sotme ka filluar të ketë shtim të vranësirave, megjithatë temperaturat mbeten thuajse konstante.
Të mërkurën dhe të enjten, pritet të depërtojnë masa më të ftohta dhe të lagështa, duke sjellur reshje të pakta lokale shiu e bore.
Dita e premte do të vijojë me mot kryesisht të vranët dhe me një ngritje të lehtë të temperaturave, si pasojë e masave të ngrohta që vijnë nga Mesdheu, ndërsa reshjet e izoluara të shiut do të mbesin të pranishme.
Të shtunën apo të dielën, priten të depërtojnë masa të ftohta, duke sjellur reshje të reja atmosferike dhe ulje të temperaturave.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-39 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 11°C. /MeteoKosova/