Në aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa cigaresh

Një shtetas shqiptar është ndaluar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit doganor iu zbuluan 28,800 copë cigare të padeklaruara, të destinuara për fluturimin Prishtinë–Londër. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rreth orës 10:30 të mëngjesit, gjatë procedurave të zakonshme të kontrollit në dalje të aeroportit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të

Në aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa cigaresh

Një shtetas shqiptar është ndaluar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit doganor iu zbuluan 28,800 copë cigare të padeklaruara, të destinuara për fluturimin Prishtinë–Londër.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rreth orës 10:30 të mëngjesit, gjatë procedurave të zakonshme të kontrollit në dalje të aeroportit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të cigareve me banderola të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Mallrat janë identifikuar përmes skanimit të bagazheve dhe në prani të vetë udhëtarit. Bëhet fjalë për 144 boksa cigare, të cilat nuk ishin deklaruar, siç kërkohet me ligj.

Dogana njofton se malli është konfiskuar, ndërsa rasti është klasifikuar si kundërvajtje doganore dhe po trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.