Në emër të drejtësisë, Koci kërkon që Thaçit të i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Avokati Arianit Koci ka reaguar duke theksuar se Hashim Thaçit i është refuzuar disa herë e drejta për ta vizituar babanë e tij në momentet e fundit të jetës. Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ka prekur shumë qytetarë, ndërsa mbetet

Në emër të drejtësisë, Koci kërkon që Thaçit të i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë.

Avokati Arianit Koci ka reaguar duke theksuar se Hashim Thaçit i është refuzuar disa herë e drejta për ta vizituar babanë e tij në momentet e fundit të jetës.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ka prekur shumë qytetarë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Hashim Thaçit do t’i mundësohet të jetë pranë familjes në këtë moment të dhimbshëm.

“Prehu në paqe, Haxhi Thaçi.

E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, shkroi ndër të tjerash./Indeksonline/