Në kërkim nga Gjermania për mashtrim, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari
Një 42-vjeçar izraelit i kërkuar nga Gjermania ka rënë në prangat e policisë. Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”. Gjatë operacionit, u lokalizua në […] The post Në kërkim nga Gjermania për mashtrim, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari appeared first on Albinfo.

Një 42-vjeçar izraelit i kërkuar nga Gjermania ka rënë në prangat e policisë.
Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 25”.
Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Roy Garin 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.
Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Gjermani.
The post Në kërkim nga Gjermania për mashtrim, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari appeared first on Albinfo.