Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e dytë Komisionit Hetimor lidhur me punën e Ministrisë së Jashtme

Welcome to Kosova Today

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me punën e Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ku njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte hartimi i planit të punës së komisionit. Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj tha se vetëm deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka treguar […]

Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e dytë Komisionit Hetimor lidhur me punën e Ministrisë së Jashtme

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me punën e Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ku njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte hartimi i planit të punës së komisionit.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj tha se vetëm deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka treguar arsyen e mungesës së saj përderisa deputetët e tjerë të LV-së nuk kanë dhënë arsyet e tyre, përkundër që ata janë njoftuar me e-mail dhe përmes telefonit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, Jeta Statovci, Ariana Musliu Shoshi, Gazmend Gjyshinca, Haxhi Avdyli, Hisen Berisha, Time Kadrijaj, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli-Dalipi, Vlora Dumoshi, Rrezarta Kryeziu, etj.

Propozimi për themelimin e këtij komisioni kishte ardhur nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi sipas së cilës, arsyeja e ngritjes së këtij komisioni është që t’i hetojë të gjitha degradimet që janë bërë në MPJD, duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet e çështje të tjera.

Ndërsa, në propozimin për këtë komision që Kuvendi e kishte miratuar me 7 mars 2024 listohen edhe 16 pyetje për të cilat ky komision do të përqendrohet në punën e tij.

Pyetjet kërkojnë të marrin përgjigje se mbi cilën bazë ligjore është bërë fuzionimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme me atë të Diasporës, mbi çfarë baze ligjore janë lidhur kontratat për angazhim të këshilltarëve të jashtëm, mbi çfarë baze ligjore janë përjashtuar diplomatët e pranuar me konkurs në vitin 2011, mbi çfarë baze ligjore janë transferuar diplomatët nga një mision në tjetrin, a janë përmbushur kriteret për transferimin e zyrtarëve publik në pozita udhëheqëse në MPJD, si janë realizuar transferimet zyrtarëve brenda MPJD-së, a janë respektuar afatet ligjore nga Komisioni i Gradave dhe Disiplinës dhe pyetje të tjera.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Komisionit Hetimor Ministrin Jashtme Diaspor Kryetarja Kadrijaj Ariana Musliu Shoshi Betimi Drejt Komisioni Statovci Gazmend Gjyshinca Haxhi Avdyli Hisen Berisha Kryeziu Hyseni Fitore Pacolli Dalipi Vlora Dumoshi Rrezarta Propozimi Kuvendi Pyetjet Ministris Gradave Disiplin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Komisionit Hetimor Ministrin Jashtme Diaspor Kryetarja Kadrijaj Ariana Musliu Shoshi Betimi Drejt Komisioni Statovci Gazmend Gjyshinca Haxhi Avdyli Hisen Berisha Kryeziu Hyseni Fitore Pacolli Dalipi Vlora Dumoshi Rrezarta Propozimi Kuvendi Pyetjet Ministris Gradave Disiplin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online