Në Prishtinë përurohet sheshi “Erhard Busek”
Kryetari Përparim Rama, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, inaguruam Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. The post Në Prishtinë përurohet sheshi “Erhard Busek” appeared first on Albinfo.

Në Prishtinë është bërë inaugurimi i sheshit “Erhard Busek”.
Rama ka shkruar se emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek.
“Sot, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, inaguruam Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se Busek ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan.
“Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”.
The post Në Prishtinë përurohet sheshi “Erhard Busek” appeared first on Albinfo.