Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëve

Protestë në Prishtinë, “Për 1 Maj të mos festojmë, por të protestojmë” The post Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëve appeared first on Albinfo.

Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëve

Ka nisur protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, përcjell albinfo.ch.

Motoja e protestës është “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”. 

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe pastaj protestuesit do të ecin deri te objekti i Qeverisë së Kosovës. 

Për 1 Maj edhe Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë një protestë e cila do të mbahet në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. 

Gjithashtu në 12:00 edhe Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja” si dhe aktiviste/ë të pavarur në koordinim me sindikatat e punëtorëve organizojnë një marsh protestues për Ditën Ndërkombëtare të Punës në sheshin “Skënderbeu”.

The post Në Prishtinë protestohet për të drejtat e punëtorëve appeared first on Albinfo.