Në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h lëvizi 96 km/h, dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj

Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Shoferi me inicialet F.S, i cili ishte duke përshkuar rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h ai ka

Në zonën me kufizim shpejtësie prej 40 km/h lëvizi 96 km/h, dënohet me gjobë 20 vjeçari në Ferizaj

Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Shoferi me inicialet F.S, i cili ishte duke përshkuar rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h ai ka lëvizur me 96 km/h,

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.04.2025 rreth orës 02:03 ka ndaluar shoferin F. S., 20 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë Audi me targa vendore dhe  Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, njoftoi Policia.

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.