“Negociatat e luftës do fillojnë menjëherë”/ Trump bisedë telefonike me Putin: Ramë dakord të punojmë se bashku
Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisede tefefonike mes tyre që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta shkruan sky news. “Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit,” shkruan Trump në mediat sociale. Dyshja shkruan sky news, ranë dakord që “skuadrat përkatëse [...]Read More...

Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisede tefefonike mes tyre që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta shkruan sky news.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit,” shkruan Trump në mediat sociale.
Dyshja shkruan sky news, ranë dakord që “skuadrat përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në krye të negociatave do të jenë sekretari i shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe ambasadori Steve Witkoff, tha më tej Trump.
Presidenti i SHBA e përshkroi bisedën telefonike si “shumë produktive” duke thënë se liderët “ranë dakord që ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë/Ukrainë”.
“Dua të falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjet e tij në lidhje me këtë thirrje dhe për lirimin dje të Marc Fogel, një njeriu të mrekullueshëm që personalisht e përshëndeta mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump.
/abcnews.al/