Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Krushën e Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat dhe gratë e kësaj ane, të cilat kanë përjetuar plagët më të rënda të luftës,përcjell albinfo.ch. Në këtë vizitë simbolike, presidentja u shoqërua nga përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Philadelphia, SHBA, të cilët […] The post Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit appeared first on Albinfo.

Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Krushën e Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat dhe gratë e kësaj ane, të cilat kanë përjetuar plagët më të rënda të luftës,përcjell albinfo.ch.

Në këtë vizitë simbolike, presidentja u shoqërua nga përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Philadelphia, SHBA, të cilët sollën dhurata të mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe modelja e njohur Emina Cunmulaj. Këto dhurata janë fryt i një ngjarjeje të organizuar më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me qëllim mbështetjen e grave të Krushës.

Presidentja Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj bashkatdhetarëve për zemërgjerësinë dhe kujdesin e vazhdueshëm: “Isha e lumtur që, edhe pse pak më herët, arritëm t’ju gjendemi pranë nënave të Krushës për të ndarë solidaritet, dashuri dhe kujdes në prag të festës së Bajramit.”

The post Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit appeared first on Albinfo.