“Nesër do të jetë natë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë”, çfarë po paralajmëron Donald Trump?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale. “Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump. Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale.
“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump.
Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.
Kjo është cilësuar si një pretendim i rremë pasi asnjë president amerikan nuk i ka dhënë tokë ndonjëherë Rusisë së Putinit, shkruan skynews.
Trump do t’i drejtohet Kongresit Amerikan të martën.