Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çeku tregoi edhe përbërjen e këtij Këshilli. 1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues; 2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, […] The post Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së appeared first on Albinfo.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çeku tregoi edhe përbërjen e këtij Këshilli.
1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar;
dhe 7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,
Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.
The post Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së appeared first on Albinfo.