Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale
Në komunën e Domat/Ems në kantonin Graubünden vendosin për vendosjen e të drejtës për të votuar dhe për tu votuar, për të huajt The post Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale appeared first on Albinfo.

Krahas votimeve (referendumeve) në nivel nacional, edhe votime në nive lokal do të zhvillohen të dielën në komuna të ndryshme. Kështu, votuesit në qytetin e Cyrihut do të vendosin nëse parlamentarët e qytetit duhet të marrin paga më të larta, gjegjësisht një referendum është thirrur kundër vendimit që parlamentarët në fjalë kishin marrë për vete.
Votuesit në qytetin e Zugut do të votojnë për një rrokaqiell të ri prej druri. Kundër planit për ndërtimin e tij po ashtu është thirrur një referendum, shkruan sda.ch. Referendumi drejtohet kundër prishjes së ndërtesave ekzistuese me banesa të përballueshme, që do të bëhej në rast të ndërtimit të godinës në fjalë.
Zgjedhësit në komunën e Domat/Ems në kantonin Graubünden vendosin për vendosjen e të drejtës për të votuar dhe për tu votuar, për të huajt. 30 komuna në Graubünden kanë të drejtë të votojnë për të huajt, transmeton albinfo.ch. Me Domat/Ems mund të shtohet një tjetër më 9 shkurt.
The post Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale appeared first on Albinfo.