Nesër protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër (e premte), në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch. Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt në Prishtinë, me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për […] The post Nesër protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Albinfo.

Nesër protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër (e premte), në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt në Prishtinë, me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret nesër (e premte), më 11 prill.

Ditë më parë, ZRRE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.

The post Nesër protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Albinfo.