Nesër tentativa e tretë, Kuvendi del me njoftim zyrtar për seancën konstituive
Kuvendi i Kosovës zyrtarisht njoftoi se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet nesër, e shtune, duke filluar nga ora 12:00. Kjo pritet të jetë seanca e tretë vazhduese nga 15 prilli kur u mbajt takimi i parë, e që ishte caktuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani, sipas Kushtetutës

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht njoftoi se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet nesër, e shtune, duke filluar nga ora 12:00.
Kjo pritet të jetë seanca e tretë vazhduese nga 15 prilli kur u mbajt takimi i parë, e që ishte caktuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani, sipas Kushtetutës së Kosovës.
Por seanca e nesërme dhe ajo e të enjtes, 17 prill 2024, mbahen me rregullin rotacion çdo 48 orë, derisa të konstituohet kjo legjislaturë pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituese, dje pohoi se përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultues që patën, nuk arritën konsensus që të procedohet tutje.
Shkak i kësaj u bë moskalimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Deputetët e zgjedhur të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, deklarojnë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së, bashkë me anëtarët e tjerë të subjektit që drejton, të cilët janë pjesë e Qeverisë në detyrë duhet të japon dorëheqje për të bërë më pas betimin si deputetë të parlamentit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje e thonë të kundërtën duke u shprehur se dorëheqjet i kanë dhënë.