Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e forcave nga qeveria e re defakto siriane në jug të Damaskut. Kryeministri izraelit e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon, Izraeli [...]Read More...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e forcave nga qeveria e re defakto siriane në jug të Damaskut.
Kryeministri izraelit e bëri deklaratën e mësipërme gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon, Izraeli qendror.
“Ne nuk do të lejojmë që forcat e organizatës HTS (fraksioni radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili përmbysi presidentin Bashar al-Assad më 8 dhjetor) ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut”, tha Netanyahu, duke shtuar:
“Ne kërkojmë çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, duke përfshirë provincat e Quneitra, Daraa dhe Sweida”, shtoi ai në fjalimin, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga rrjetet televizive izraelite.
Pas rënies së ish-presidentit Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën e çmilitarizuar më parë në Lartësitë e Golanit, në Sirinë jugperëndimore, në kufirin e pjesës së tij të pushtuar nga Izraeli që nga lufta e vitit 1967 dhe të aneksuar në vitin 1981, rrëzë malit Hermon.
Forcat e armatosura izraelite “do të qëndrojnë në zonën e malit Hermon dhe rrethinat e tij për një kohë të pacaktuar për të mbrojtur komunitetet tona dhe për t’u përballur me çdo kërcënim“, tha Netanyahu në Holon./abcnews.al