“New York Times”: Trump ka prishur planin e Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka penguar kryerjen e një sulmi të planifikuar izraelit në objektet bërthamore iraniane, në favor të negocimit të një marrëveshjeje me Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, ka raportuar të mërkurën New York Times, duke cituar zyrtarë të administratës dhe të tjerë. Izraeli kishte zhvilluar plane për të [...]Read More...

“New York Times”: Trump ka prishur planin e Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka penguar kryerjen e një sulmi të planifikuar izraelit në objektet bërthamore iraniane, në favor të negocimit të një marrëveshjeje me Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, ka raportuar të mërkurën New York Times, duke cituar zyrtarë të administratës dhe të tjerë.

Izraeli kishte zhvilluar plane për të sulmuar vendet në maj, sipas gazetës, e cila ka shkruar se qëllimi ishte të frenonte aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore për një vit ose më shumë.

New York Times ka shkruar se ndihma e SHBA-së kërkohej jo vetëm për të mbrojtur Izraelin nga hakmarrja iraniane, por edhe për të siguruar që sulmi të ishte i suksesshëm.

Pas muajsh debati të brendshëm, Trumpi ka marrë vendimin të kërkonte negociata me Iranin në vend që të mbështeste veprimet ushtarake.

SHBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime në Oman të shtunën e kaluar, hera e parë gjatë një administrate të Trumpit, duke përfshirë mandatin e tij të parë 2017-2021. Të dy vendet i kanë përshkruar bisedimet si “pozitive” dhe “konstruktive”.

Një rund i dytë është planifikuar për të shtunën dhe një burim i informuar mbi planifikimin ka thënë se takimi ka të ngjarë të mbahet në Romë.

Ndërkohë, të mërkurën, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se e drejta e Iranit për të pasuruar uraniumin është e panegociueshme.