Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump. Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë. Nga Shqipëria, që dje, bënë […] The post Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut appeared first on Albinfo.

Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump. Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë.

Nga Shqipëria, që dje, bënë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit së bashku me delegacionet shtetërore e sot janë të pranishëm në meshë: kardinali shqiptar Ernest Simoni, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, kreu i Bashkësisë Myslimane sunite të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti.

Edhe emigrantët shqiptarë në Itali janë organizuar nën drejtimin e koordinatorit kombëtar të Kishës Katolike për ta, don Anton Kodrarit, për të marrë pjesë në përshëndetjen e fundit për Papën Françesku, i cili – kujtojmë – e zgjodhi Shqipërinë si vend të parë evropian për ta vizituar, më 21 shtator 2014; shpalli shenjte Nënë Terezën, më 4 shtator 2016; nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit, më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, që u ngritën në nderimet e altarit në Shkodër.

Sot, qeveria e Tiranës e ka shpallur ditë zie kombëtare, duke e ulur në gjysmështizë flamurin në të gjitha institucionet shtetërore e publike, “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”, siç shkruhet në vendimin e datës 24 prill. Të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, transmetojnë muzikë funebër e shumë nga impenjimet politike, në këtë kohë fushate zgjedhore, janë shtyrë, ose bëhen pa muzikë.

The post Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut appeared first on Albinfo.