Ngitet aktakuzë ndaj një shqiptari nën dyshimet se me policinë serbe kreu krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. “Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore […] The post Ngitet aktakuzë ndaj një shqiptari nën dyshimet se me policinë serbe kreu krime lufte appeared first on Albinfo.

Ngitet aktakuzë ndaj një shqiptari nën dyshimet se me policinë serbe kreu krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë. Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati”, njofton Prokuroria Speciale, transmeton albinfo.ch.

The post Ngitet aktakuzë ndaj një shqiptari nën dyshimet se me policinë serbe kreu krime lufte appeared first on Albinfo.