Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale M.D. nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në protestat e mbajtura në maj të 2023-s në Zveçan. “Pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i […] The post Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan appeared first on Albinfo.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale M.D. nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në protestat e mbajtura në maj të 2023-s në Zveçan.
“Pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri M.D, më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim të kësaj prokurorie për ngritjen e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbë lokalë kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
The post Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan appeared first on Albinfo.