Mot më i ngrohtë sot në Zvicër, erë e fortë në disa zona alpine

Në Zvicër sot pritet mot më i ngrohtë, me alternime të periudhave me diell dhe vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoSwiss, temperaturat pritet të lëvizin nga rreth 13 gradë Celsius në orët e mëngjesit deri në rreth 23 gradë gjatë ditës, me dallime sipas rajonit dhe lartësisë, përcjell albinfo.ch.
Në zonat alpine pritet forcim i erës, ndërsa për rajonin Sarnen-Lungern është në fuqi paralajmërim i verdhë për erë nga pasditja e sotme deri të premten.
Në pjesë të tjera të vendit priten intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa kushtet atmosferike mund të ndryshojnë nga një rajon në tjetrin.
MeteoSwiss rekomandon që qytetarët, veçanërisht në zonat ku pritet erë më e fortë, të përcjellin paralajmërimet lokale dhe zhvillimet e fundit të motit.
The post Mot më i ngrohtë sot në Zvicër, erë e fortë në disa zona alpine appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



