Taravari takoi me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet aktuale politike, perspektiva evropiane e vendit dhe përshpejtimi i procesit të integrimit në BE.
Përmes një postimi, Taravari e cilësoi takimin si shumë të frytshëm dhe produktiv, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit të ri të krijuar pas vizitës së fundit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Postimi plotë:
Takim i frytshëm me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas
Sot zhvillova një takim shumë të frytshëm dhe produktiv me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Michalis Rokas.
Diskutuam për zhvillimet aktuale politike, perspektivën evropiane të vendit dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm. Vizita e fundit e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka krijuar një momentum të ri, të cilin duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht.
Besoj se është koha për hapa konkretë, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për avancimin e reformave që do ta çojnë vendin përpara në rrugën drejt BE-së.
Integrimi evropian mbetet prioriteti ynë dhe rruga drejt një të ardhmeje me më shumë zhvillim, stabilitet dhe prosperitet.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



