Nigeri/ Autoritetet ndalojnë transmetimin e këngës që kritikon presidentin

Autoritetet në Nigeri kanë ndaluar transmetimin e këngës Tell Your Papa nga reperi Eedris Abdulkareem, e cila kritikon ashpër Presidentin Bola Tinubu dhe politikat e tij. Komisioni Kombëtar i Transmetimeve (NBC) e cilësoi këngën si “të papërshtatshme dhe të dënueshme”, duke thënë se ajo shkel kodin e transmetimit dhe standardet e moralit publik. Në këngë, [...]Read More...

Nigeri/ Autoritetet ndalojnë transmetimin e këngës që kritikon presidentin

Autoritetet në Nigeri kanë ndaluar transmetimin e këngës Tell Your Papa nga reperi Eedris Abdulkareem, e cila kritikon ashpër Presidentin Bola Tinubu dhe politikat e tij. Komisioni Kombëtar i Transmetimeve (NBC) e cilësoi këngën si “të papërshtatshme dhe të dënueshme”, duke thënë se ajo shkel kodin e transmetimit dhe standardet e moralit publik.

Në këngë, Abdulkareem i kërkon djalit të presidentit, Seyi Tinubu, t’i tregojë të atit për vuajtjet e popullit, duke përmendur varfërinë, urinë dhe pasigurinë që ka përfshirë vendin. Ai e akuzon presidentin për premtime të pambajtura dhe i bën thirrje të përballet me realitetin e qytetarëve të zakonshëm.

Kënga është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur debat mbi gjendjen ekonomike dhe sociale në Nigeri. Qeveria, nga ana tjetër, ka mbrojtur politikat e saj ekonomike si të nevojshme për stabilitetin afatgjatë, ndërsa ka nisur një program ndihme për 15 milionë familje të varfra.

Abdulkareem nuk është i ri në kritikat ndaj qeverisë. Në vitin 2003, ai u përball me një ndalim të ngjashëm për këngën Nigeria Jaga Jaga, që gjithashtu u bë shumë e njohur mes qytetarëve.

/ abcnews.al