Nimani: AAK e vetmja parti që angazhohet për përmirësimin e kushteve për personat me nevoja të veçanta
Artan Nimani,kandidat i koalicionit AAK-Nisma, ka theksuar angazhimin e koalicionit që e përfaqëson për përmirësimin e kushteve për kategoritë me nevoja të veçanta. Ai ka bërë të ditur se para se HANDIKOS të dërgonte letrën, koalicioni ka pasur një plan të qartë për të pasur një Ministri të dedikuar për këto kategori, duke përfshirë përkrahjen
Artan Nimani,kandidat i koalicionit AAK-Nisma, ka theksuar angazhimin e koalicionit që e përfaqëson për përmirësimin e kushteve për kategoritë me nevoja të veçanta. Ai ka bërë të ditur se para se HANDIKOS të dërgonte letrën, koalicioni ka pasur një plan të qartë për të pasur një Ministri të dedikuar për këto kategori, duke përfshirë përkrahjen për shoqatat si HANDIKOS dhe Shoqata e të Verbërve.
‘’Para se ta dërgoj letrën te Hendikosi, koalicioni jonë është munduar që me kategoritë e veçanta të ketë kujdes të veçantë. Është e paraparë që në programin tonë të kemi një Ministri që do të orientohen edhe kategoritë e veçanta. Jo vetëm Hendikos por edhe me shoqatën e të verbërve do të bashkëpunojmë’’, tha Nimani për FrontOnline
Nimani ka shtuar se AAK është e vetmja parti që është e angazhuar për të zgjidhur problemet teknike dhe financiare të këtyre grupeve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me qasjen në institucionet publike. Po ashtu, ai ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar që të plotësojë kërkesat e HANDIKOS-it dhe Shoqatave të tjera me nevoja të veçanta, duke i përmbushur ato në masën 100%
‘’Jemi subjekti i vetëm që zotohemi që të paktën në aspektin teknik dhe ato financiare t’i zgjidhim sepse po kanë probleme në qasjen e institucioneve publike. Kryeministri Haradinaj është zotuar paraprakisht për kërkesat e Hendikosit dhe shoqatave të tjera me nevoja të veçanta ti plotësoj kërkesat 100 %’’, përfundoi Nimani.