Nis seanca për Kosovën në OKB, marrin pjesë Osmani dhe katër gra heroina nga Kosova

Welcome to Kosova Today

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do të raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio […]

Nis seanca për Kosovën në OKB, marrin pjesë Osmani dhe katër gra heroina nga Kosova

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do të raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë.

Gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se në ShBA gjendet bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kjo për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Osmani krah grave heroina, tha se në këtë mbledhje do të sigurohen që të dëgjohet zëri i qytetarëve të Kosovës, të dëshmojnë se si Kosova vërtetë është storje suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificave të jashtëzakonshme.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sigurimit Kombeve Bashkuara Kosov Kosova Vjosa Osmani Serbia Aleksandar Sekretarit Antonio Guterres UNMIK Sipas Amerik Fahrije Hotin Vasfije Krasniqin Elhame Muqollin Shyhrete Tahirin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sigurimit Kombeve Bashkuara Kosov Kosova Vjosa Osmani Serbia Aleksandar Sekretarit Antonio Guterres UNMIK Sipas Amerik Fahrije Hotin Vasfije Krasniqin Elhame Muqollin Shyhrete Tahirin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online