Nivel rekord i ulët i lindjeve në Japoni për të nëntin vit radhazi
Për të nëntin vit radhazi në Japoni kanë lindur një numër rekord i ulët fëmijësh, njoftoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë, e cila thekson se kanë lindur 720.988 fëmijë. Numri i të porsalindurve ra me pesë për qind krahasuar me vitin 2023, dhe një rekord prej 1.62 milionë njerëz vdiqën, që do të thotë se [...]Read More...

Për të nëntin vit radhazi në Japoni kanë lindur një numër rekord i ulët fëmijësh, njoftoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë, e cila thekson se kanë lindur 720.988 fëmijë.
Numri i të porsalindurve ra me pesë për qind krahasuar me vitin 2023, dhe një rekord prej 1.62 milionë njerëz vdiqën, që do të thotë se më shumë se dy njerëz vdiqën për çdo fëmijë të porsalindur.
Sipas Reuters, rënia e natalitetit vjen si pasojë e rënies së numrit të martesave të reja, veçanërisht pas pandemisë COVID-19.
“Një trend i tillë mund të vazhdojë deri në vitin 2025,” tha Takumi Fujinami, një ekonomist në Institutin e Kërkimeve Japoneze.
“Ndikimi mund të vazhdojë deri në vitin 2025,” tha Fujinami. Ndryshe nga disa vende perëndimore, vetëm disa në 100 foshnja në Japoni lindin jashtë martese, gjë që tregon një korrelacion më të fortë midis martesës dhe lindjeve.
Sipas të dhënave të fundit, numri mesatar i foshnjave që një grua pritet të ketë në Japoni ishte 1.2 në vitin 2023./abcnews.al