Një bukë në Prishtinë shitet 50 cent, në Gjilan 60 cent
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind, i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Sipas ZRRE, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët mund të arrijë deri në 15 për qind. Kjo rritje

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind, i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.
Sipas ZRRE, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët mund të arrijë deri në 15 për qind. Kjo rritje do të prekë të gjithë segmentet e konsumatorëve, përfshirë amvisëritë dhe bizneset.
Por, çfarë efekti në ekonominë e vendit mund të ketë ky shtrenjtim i rrymës?
Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve, në një prononcim për FrontOnline nuk ka qenë në gjendje të tregoj nëse do të shtrenjtohet edhe buka pas shtrenjtimit të rrymës, ndonëse çmimi i bukës ka dallime të mëdha në disa qytete të Kosovës. Në Prishtinë një bukë shitet 50 cent, përderisa në Gjilan 20% më shtrenjtë se në kryeqytet, përkatësisht 60 cent.
Ai ka theksuar se nuk beson se do të ketë një rritje të çmimit të bukës, duke pasur parasysh se çmimi i energjisë nuk do të pësojë një rritje më të madhe se 15%. “Nuk mendoj se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ose lëvizje të madhe në çmimin e bukës. Nëse rritja është vetëm 15%, nuk besoj se do të rritet çmimi i bukës,” tha ai.