Një burrë gjendet i vdekur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, ka deklaruar […]

Një burrë gjendet i vdekur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.