Një gjyshe si Violetë Kukaj, pushton zemrat e fansave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, është parë së fundmi duke shijuar një ditë të qetë pranverore në shoqërinë e nipit të saj të vogël. Artistja, e cila prej vitesh është një nga figurat më të dashura të muzikës popullore, ka ndarë disa momente të ëmbla nga shëtitja në rrjetet sociale, ku nuk munguan pëlqimet […]

Një gjyshe si Violetë Kukaj, pushton zemrat e fansave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, është parë së fundmi duke shijuar një ditë të qetë pranverore në shoqërinë e nipit të saj të vogël.

Artistja, e cila prej vitesh është një nga figurat më të dashura të muzikës popullore, ka ndarë disa momente të ëmbla nga shëtitja në rrjetet sociale, ku nuk munguan pëlqimet nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

E buzëqeshur dhe e qetë, Kukaj ka treguar se përveç skenës, një nga gëzimet më të mëdha në jetën e saj është koha e kaluar me familjen.

Momente si këto dëshmojnë edhe njëherë lidhjen e fortë që ajo ka me më të dashurit e saj dhe mënyrën se si balancohet mes jetës artistike dhe asaj personale.