Një grua myslimane paditi për leje të posaçme për të veshur nikab në trafik, gjykata gjermane ia hedh poshtë kërkesën

Si e shikoni vendimin e gjykatës gjermane? The post Një grua myslimane paditi për leje të posaçme për të veshur nikab në trafik, gjykata gjermane ia hedh poshtë kërkesën appeared first on Albinfo.

Një grua myslimane paditi për leje të posaçme për të veshur nikab në trafik, gjykata gjermane ia hedh poshtë kërkesën

Një myslimane ngriti padi, se donte të drejtonte makinën me nikab, me fytyrë të mbuluar. Gjykata Administrative gjermane në Trier e hodhi poshtë padinë. Myslimanja nuk ka të drejtë për leje të posaçme si përjashtim nga ligji i trafikut rrugor në lidhje me ndalimin e mbulimit të fytyrës. E drejta e të tretëve për pacënueshmërinë trupore qëndron më lart se ndërhyrja në lirinë e fesë që ndalon mbulimin e fytyrës, thuhet në argumentimin ligjor. Veshja e nikabit zvogëlon spektrin e vështrimit, e rrit rrezikun e dëmtimit të pjesëtarëve të tjerë në trafik. Krahas kësaj në kontrolle nuk mund të verifikohet identiteti i shoferes. Ligji rrugor gjerman u ndalon shoferëve të mbulojnë fytyrën në atë formë që nuk është më e dallueshme.

Nëna myslimane që i rrit e vetme dy fëmijët në një fshat në Trier kishte akuzuar LMB, Shoqatën e Transportit në Renani-Pfalc, se nuk ia dha lejen e posaçme. Në zonën e saj të banimit nuk ka trafik urban. Stacioni më i afërm është rreth 1 km larg. Por gjykata vendosi, se paditësja e përballon vështirësinë e përdorim të trafikut urban rreth 1 km larg. Po ashtu gruaja mund të përdorë edhe biçikletën për distanca të shkurtra. Vendimi i Gjykatës u dha në fund të shkurtit, në media vendimi u publik të enjten (06.03.)

The post Një grua myslimane paditi për leje të posaçme për të veshur nikab në trafik, gjykata gjermane ia hedh poshtë kërkesën appeared first on Albinfo.