Një muaj paraburgim ndaj ferizajasit që u kap në park duke shitur dro*gë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.Sh. pasi më 12 janar të këtij viti ishte kapur në parkun e qytetit duke shitur substanca narkotike. Në njoftimin e lëshuar nga gjykata thuhet se i njëjti akuzohet për veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikologe

Një muaj paraburgim ndaj ferizajasit që u kap në park duke shitur dro*gë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.Sh. pasi më 12 janar të këtij viti ishte kapur në parkun e qytetit duke shitur substanca narkotike.

Në njoftimin e lëshuar nga gjykata thuhet se i njëjti akuzohet për veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikologe dhe analoge”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 12 shkurt 2025, në orët e pasdites, në Ferizaj, konkretisht në parkun afër qytetit të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit kokainë, në atë mënyrë që derisa ditën kritike zyrtarët policor civil ishin duke vëzhguar në park, aty vërejnë të pandehurin i cili fillimisht nuk u bind policisë që të ndalet, mirëpo policia arrijnë të njëjtin që ta ndalojnë dhe pas kontrollit të tij në xhepin e palltos kanë gjetur 19 paketime me substanca të dyshuara narkotik pluhur ngjyrë e bardhë të lloji kokainë të mbështjella në qese të najlonit, me peshë të përgjithshme 9.52 gram”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.