Një muaj paraburgim për babë e bir, të dyshuar për vras*jen në Skënderaj
Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skënderaj. Kjo është bërë e ditur me një komunikatë për media. “Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti Për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skënderaj.
Kjo është bërë e ditur me një komunikatë për media.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti Për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.i dhe B.I.
Paraburgimi iu caktohet nën dyshimin e bazuar se të pandehurit H.I dhe B.I kanë kryer veprat penale: I. Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe II. Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij Aktvendimi, është e lejuar e drejta në ankesë, në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimi të Aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë”.